Gjermania ka regjistruar mbi 5 mijë raste të reja me COVID-19.
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 5,011 në 2,505,193, treguan të hënën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 34 në 71,934, tregoi shifra.