Disa imazhe të publikuara kanë kapur momentin kur një grua është ndezur në një ‘top zjarri’ në një autobus në periferi të Parisit kur një sulmues e lagu atë me benzinë dhe më pas i vuri zjarrin.
Gruaja 54-vjeçare pësoi djegie të rënda kur një grup djemsh hipi në autobusin në Noisy-le-Sec, në lindje të kryeqytetit francez.
Video e rëndë të cilën shumica e mediave vendosën të mos publikonin, tregon gjithashtu një burrë me një fikës zjarri që i shkon në ndihmë, ndërsa gruaja dëgjohet që thërret nga dhimbjet.
Policia tha se sulmi kishte ndodhur të shtunën rreth orës 19.00.
Teksa autobusi po udhëtonte në zonën urbane të Seine-Saint-Denis disa burra u ngjitën në të dhe një prej tyre në dukje pa arsye hodhi benzinën mbi gruan 54 vjeçare. Shoqëruesja e saj gjithashtu u lag me lëndën djegëse.
Dje policia tha se ka arrestuar një burrë 41 vjeçar. Sulmi besohet se është një krim i momentit dhe jo i lidhur me bandat vendase.