Kryeministri i Greqisë bëri thirrje për qetësi të martën mbrëma pasi të rinjtë që protestuan për një incident të dhunës policore sulmuan një stacion policie të Athinës me bomba zjarri dhe plagosën rëndë një oficer, raporton AP.
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis lëshoi një deklaratë duke dënuar me forcë dhunën në marshim.
"Zemërimi i verbër nuk çon askund," tha Mitsotakis. "Këto skena të dhunës duhet të jenë të fundit".
Dhuna erdhi gjatë një demonstrate nga rreth 5,000 njerëz, sipas një vlerësimi të policisë, në rrethin jugor Nea Smyrni. Qindra të rinj hodhën bomba zjarri dhe gurë ndaj policisë, të cilët u përpoqën t'i zmbrapsnin me topa uji, gaz lotësjellës dhe granata marramendëse.