Britania e Madhe në një pikë do të përballet me një ‘ringjallje’ të rasteve me coronavirus dhe nuk mund të sjellë numrin e viktimave në zero, edhe me fushatën e suksesshme të vaksinimit, deklaroi të martën Shefi i Mjekësisë në Angli, Chris Whitty.
“I gjithë modelimi sugjeron se do të ketë një rritje të mëtejshme dhe kjo do të gjej njerëzit që ose nuk janë vaksinuar, ose te ata persona ku vaksina nuk ka funksionuar, dhe disa prej tyre do të përfundojnë në spital, dhe fatkeqësisht, disa mund të vdesin”, deklaroi Whitty.
“Raporti i rasteve për sa i përket viktimave do të bie si rezultat i vaksinimit, por jo drejt zeros, për fat të keq”, tha mes tjerash eksperti britanik.
Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar deri më tani 4.2 milionë raste si pasojë e coronavirusit si dhe 125 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.