Rusia ia ndalon shpejtësinë Twitter-it

Evropë

Rusia ia ndalon shpejtësinë Twitter-it

Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Rregullatori rus i medieve Roskomnadzor vendosi kufizime ndaj Twitterit, duke ia ngadalësuar shpejtësinë, për shkak të, siç tha “dështimit” të tij për të hequr përmbajtjen e ndaluar.

Roskomnadzor tha se masa ka për qëllim “t’i mbrojë qytetarët rusë nga ndikimi i përmbajtjes së paligjshme”.

Ai kërcënoi se do ta bllokojë plotësisht rrjetin social amerikan, nëse nuk vepron.

Sipas rregullatorit, Twitter ka 3,168 publikime me përmbajtje të ndaluar në faqen e tij.

Zëvendësshefi i Roskomnadzorit, Vadim Subbotin konfirmoi për agjencinë e lajmeve Interfax se agjencia e tij ka “kapacitete teknike” për ta ngadalësuar Twitterin brenda Rusisë dhe se kjo tashmë ka nisur të bëhet.

Moska ka bërë përpjekje t’i frenojë platformat e medieve sociale në vitet e fundit, për shkak të protestave në rritje të qytetarëve, veçanërisht të të rinjve rusë.

Më 1 shkurt, në Rusi ka hyrë në fuqi një ligj që thotë se rrjetet sociale duhet ta fshijnë përmbajtjen e ndaluar me ligjet ruse.

Nëse një rrjet social nuk është në gjendje të përcaktojë nëse përmbajtja ka materiale të ndaluara, ai duhet ta dërgojë atë për vlerësim në Roskomnadzor. /REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat