Sllovenët e infektuar me coronavirus, do të marrin vetëm një dozë të vaksinës

Evropë

Sllovenët e infektuar me coronavirus, do të marrin vetëm një dozë të vaksinës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Qeveria e Sllovenisë ka marrë një vendim rreth vaksinimit kundër coronavirusit.

Në fakt, njerëzit që janë infektuar me COVID-19, do të marrin vetëm një dozë të vaksinës, konfirmoi koordinatori i qeverisë sllovene për vaksinimin, Jelko Kacin.

Ky i fundit tha se doza e parë mund të konsiderohet fakti që personi ka kaluar infektimin, raportojnë mediat.

Sllovenia do të marrë 282,819 doza të vaksinave të coronavirusit këtë muaj gjersa pjesa më e madhe, 153,369 do të prodhohet nga AstraZeneca.

Në 24 orët e fundit, katër pacientë vdiqën nga korona në Slloveni gjersa 952 persona janë infektuar.

Ndryshe, Sllovenia deri më tani ka regjistruar 196 mijë raste me virus gjersa kanë ndërruar jetë 3904 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat