Komisioni Evropian miratoi sot përdorimin e vaksinave kundërCOVID-19 “Johnson and Johnson”, i cili është hapi i fundit për të mundësuar që Bashkimi Evropian ta përdorë atë në të gjithë bllokun evropian.
"Vaksina më të sigurta dhe efektive po vijnë në treg," shkruan presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen në Twitter.
"Ne sapo kemi miratuar përdorimin e vaksinës “Johnson and Johnson” në BE, pas vlerësimit pozitiv të EMA," shtoi ajo.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dha një rekomandim sot për miratimin me kusht të vaksinës kundërCOVID-19, e cila prodhohet nga kompania "Johnson and Johnson".
EMA deklaron se vaksina "Jansen" tregoi një efektshmëri prej 67 për qind pas dy javësh dhe se plotëson kriteret e sigurisë dhe cilësisë kur bëhet fjalë për parandalimin e COVID-19 te njerëzit mbi 18-vjeç.