Policia në Britani të Madhe të premten e ka konfirmuar se e ka gjetur trupin e pajetë të vajzës, Sarah Everard, e cila ishte raportuar si e zhdukur nga java e kaluar.
Asistenti i komisionerit të Policisë Metropolitane, Nick Ephgrabe, ka thënë se mund ta konfirmojë që trupi i pajetë i gjetur është i Sarah Everard.
“Është e qartë që familja e Sarah është e prekur nga ky lajm shqetësues. Dua të ndalem për një moment dhe të them që mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e Sarah në këtë kohë të tmerrshme”, ka thënë Ephgrabe.
Sarah Everard, 33 vjeçare, ishte zhdukur derisa po shkonte në shtëpi nga apartamenti i një shoku në Londër më 3 Mars.
Një oficer i policisë është arrestuar nën dyshimin për vrasje pas zhdukjes…