Gjermania do të vazhdojë administrimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca derisa Agjencia Evropiane e Barnave të hetojë rastin e vdekjes së një pacienti nga mpiksja e gjakut në Danimarkë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, duke thënë se administrimi i vaksinës anti covid do të vazhdojë ashtu sikurse në vendet tjera evropiane shkruan CNN.
Kurti paralajmëron shkarkime në emërimet dhe konkurset e fundit në shëndetësi
Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Holanda gjithashtu janë në të njejtin mendim sikurse Gjermania.
Në anën tjetër, Danimarka, Islanda dhe Norvergjia kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës si një masë paraprake.
Danimarka njoftoi një pezullim dy-javor të enjtën si pasojë e një rasti fatal që dyshohet të kenë ndodhur si pasojë e mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës, ndërsa Islanda dhe Norvegjia ndoqën vendimin e Danimarkës.