Certifikata apo pasaporta e re e udhëtimit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të jetë e vlefshme vetëm për vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Një gjë e tillë do të thotë që vaksinat që nuk janë autorizuar nga EMA, të tilla si vaksina ruse dhe vaksina kineze, nuk mund të jetë pjesë e pasaportës dhe si pasojë do të pengojnë shumë qytetarë të huaj apo dhe evropianë që të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
Pavarësisht se është mbushur viti pandemia e Covid-19 vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i personave të infektuar deri tani ka shkuar mbi 18 milionë.
Ndërsa mbi 2.6 milionë të tjerë kanë ndërruar jetë.