Policia ruse ka ndërprerë një konferencë të opozitës dhe ka arrestuar rreth 200 persona, përfshirë figura të profilit të lartë opozitarë. Tubimi ishte mbajtur në një hotel në Moskë derisa policia u fut brenda dhe ndaloi të gjithë. Kjo ndërprerje e tubimit sipas policisë u bë për shkak të thyerjes së rregullave të koronavirusit dhe ngjarja thuhet se u organizua nga një “organizatë e padëshirueshme”.
Incidenti është shkaktuar derisa autoritetet vazhdojnë t’i godasin veprimet e opozitës, duke pasur për bazë që zgjedhjet po afrohen.
“Një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve nuk kishin pajisje mbrojtëse personale”, kanë thënë autoritetet policor, njofton BBC.
Gjatë muajit shkurt, kritiku më i madh i presidentit Vladimir Putin, Alexei Navalny, u burgos nën akuzën për thyerje të dënimit me kusht.