Tetë ishujt e parë grekë, ku vaksinimi ka përfunduar, janë përfshirë në listën e “vendeve të lirë nga COVID” në lajmet turistike ndërkombëtare.
Këto janë destinacionet ishullore të Kastelorizo, Meganisi, Kastos, Thymaina, Psara, Kalamos, Fourni, Oinousses me një popullsi më pak se 1000 banorë.
Destinacionet ishullore, ku është vaksinuar 100% e popullsisë kundër COVID, pritet të kenë një numër të madh turistësh për verën që po vjen.
E ndërsa këto ishuj shijojnë lirinë, Greqia ndodhet nën presion të madh si pasojë e përhapjes së COVID.
Numri i infeksioneve të reja vijon të jetë shumë i lartë e po ashtu edhe numri i viktimave.