Turqia raporton mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Evropë

Turqia raporton mbi 13 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 14 mars 2021 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 13 mijë e 378 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 2.87 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin arriti në 29 mijë e 489, shkruan Anadolu.

Një total prej 15 mijë e 516 pacientë të tjerë në vend fituan betejën kundër virusit, duke rritur numrin e përgjithshëm të rikuperimeve mbi 2.7 milionë.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve pozitivë me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 1 mijë e 392.

Deri më tani, rreth 11.03 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë Turqinë, sipas shifrave zyrtare.

Këto përfshijnë 7.89 milionë doza të para dhe 3.13 milionë doza të dyta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat