Rikthehet bllokimi i rreptë në Itali për shkak të COVID-19, qytetarët i hedhin flakën Institutit të Shëndetit Publik

Evropë

Rikthehet bllokimi i rreptë në Itali për shkak të COVID-19, qytetarët i hedhin flakën Institutit të Shëndetit Publik

Më: 15 mars 2021 Në ora: 10:16
Itali

Për miliona qytetarë të Italisë nga kjo e hënë do të rikthehet bllokimi i rreptë për shkak të Covid-19.

Megjithatë pak përpara nisjes së lockdown-it, portës hyrëse të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Romë i është vënë flaka, përcjellë.

Ndaj godinës është hedhur lëndë djegëse e qëllimshme duke i vënë flakën porte kryesore, e cila është dëmtuar plotësisht.

Tymi djegës ka përfshirë godinën, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

”Të papranueshme këto akte indimiduese. .. armiku është virusi e jo ata që impenjohen për ta luftuar”, thuhet në reagimin e ministrit të Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat