Anglia ka pezulluar udhëtimet me Filipinet pas dy rasteve te identifikuara të një varianti të ri të zbuluar fillimisht në Filipine.
Varianti përmbante një numër mutacionesh ,përfshirë proteinën spike E484K të gjetur në variantin brazilian. Ka pasur shqetësime se vaksinat mund të mos jenë aq efektive kundër këtij varianti.
Rasti i pari i këtij varianti u shfaq për herë të para në 9 mars dhe deri më tani janë regjistruar 33 raste. PHE tha se kishte identifikuar dy raste të variantit në Angli dhe se po merreshin të gjitha masat e duhura.
Njëra prej rasteve ishte e lidhur me udhëtime ndërkombëtare dhe rasti tjetër ende po hetohet.