Beteja kundër Covid-19, mjekët e infermieret e Italisë nominohen për Nobelin e Paqes

Evropë

Beteja kundër Covid-19, mjekët e infermieret e Italisë nominohen për Nobelin e Paqes

Më: 17 mars 2021 Në ora: 16:22
Ilustrim

Mjekët dhe infermierët në Itali janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe si njohje e përpjekjeve të tyre në luftën kundër pandeminë Covid-19 .

Oslo pranoi kandidaturën për Nobel për Paqe 2021 të infermierëve dhe mjekëve italianë.

Në bazë të kandidaturës së propozuar nga fondi Gorbacov, është fakti se personeli shëndetësor italian ishte i pari në botën perëndimore që u përball me një emergjencë shumë të rëndë shëndetësore, me mjete rrethanore, dhe duke shpëtuar jetë shpesh humbën të tyren.

Siç parashikon edhe protokolli i kandidaturës, propozimi u nënshkrua zyrtarisht nga një Nobel për Paqe, Lisa Clark, amerikane e cila jeton në Toscana dhe që ishte vullnetare gjatë pandemisë. Në 2017-ën ajo u vlerësua me Nobel për paqen për impenjimin e saj për çarmatimin bërthamor.

Ajo u shpreh se mjekët dhe infermierët italianë ishin treguar vetëmohues dhe kjo ishte shumë prekëse, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat