Castex: 1 person hyn në kujdes intensiv çdo 4 minuta në Francë

Evropë

Castex: 1 person hyn në kujdes intensiv çdo 4 minuta në Francë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 21:12
Jean Castex

Kryeministri francez Jean Castex tha se pandemia e koronavirusit “po përshpejtohet ndjeshëm” dhe se “po bëhej gjithnjë e më e qartë se është një valë e tretë”.

Kryeministri shpjegoi se për momentin, një person po hyn në kujdes intensiv çdo katër minuta në Francë.

Castex  shtoi se ajo që është edhe më shqetësuese është se – në krahasim me valët e mëparshme – njerëzit që shtrohen në spital me sëmundjen janë më të rinj dhe më të shëndetshëm.

Castex më tej  tha se Franca regjistroi 35,000 infeksione të reja të Enjten, një rritje prej 23.6% në javën e fundit dhe se varianti i identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar përbën tre të katërtat e rasteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat