Greqia ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID. Ky vendim është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët ndërsa bënin të ditur njoftimin kërkonin prej qytetarëve që të përmbaheshin gjatë hapjes.
“Qëndrueshmëria dhe guximi i të gjithëve po zvogëlohet, lodhja e gjithsecilit mund ta mjegullojë krizën tonë. Të marrim forcë nga ato që kemi arritur. Ne kemi punuar më mirë se shumë vende në botë dhe ne jemi vendi i 26-të në BE për numrin e rasteve”, tha Zëvendës Ministri i Shnedetesise, Akis Skertsos.
Skertsos njoftoi ndryshimet në masat, duke thënë se ndalimi i trafikut do të fillojë nga nesër, e shtunën në orën 21:00-05:00, në të gjithë territorin.
Gjithashtu, nga e hëna, do të hapen parukeritë, qendra estetike, zonat arkeologjike, si dhe do të lejohet peshkimi vetëm në zonën ku jetojnë gjithsecili.