Franca rinis vaksinimin me “AstraZeneca”, por e ndalon për moshën mbi 55 vjeç

Evropë

Franca rinis vaksinimin me “AstraZeneca”, por e ndalon për moshën mbi 55 vjeç

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Franca ishte një nga vendet që njoftoi rifillimin e vaksinimit me vaksinën “AstraZeneca”, sapo Agjencia Europiane e Barnave njoftoi se ajo ishte e sigurtë dhe efektive.

Franca ka thënë se vetëm njerëzit e moshës 55 vjeç e poshtë duhet të marrin vaksinën “AstraZeneca”, ndërsa tre vendet skandinave Danimarka, Suedia dhe Norvergjia thanë se nukdo nisin rinisin vaksinimin me “AstraZeneca” deri javën e ardhshme, raportojnë mediat franceze.

Teksa politikanët filluan një fushatë urgjente për të bindur qytetarët për sigurinë e vaksinës, rregullatori shëndetësor francez tha se përdorimi i goditjes duhet të rifillojë “pa vonesë”.

Por Dominique Le Guludec, kretarja e rregullatorit, tha që duhet të rezervohet përkohësisht për njerëzit e moshës 55 vjeç e lart derisa të gjenden informacione të mëtejshme.

Sipas saj, 25 persona që kishin marrë goditjen AstraZeneca ishin sëmurë në Evropë dhe nëntë të moshës nën 55 vjeç, shumica prej tyre gra, kishin vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat