Në një kohë kur Europa është përfshirë nga debatet mbi efektet anësore, kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka marrë dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca”.
Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për t’iu rikthyer jetës normale.
"Sapo mora dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca.

Faleminderit të gjithë shkencëtarëve të mrekullueshëm, stafit të NHS dhe vullnetarëve që ndihmuan për të realizuar këtë.
Marrja e vaksinës është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për t’u kthyer në jetën që na mungon aq shumë. Le ta bëjmë“, shprehet Boris Johnson.

Britania e Madhe është ndër vendet lider sa i përket vaksinimit anti-Covid. Deri sot mbi 26.2 milionë britanikë e kanë kryer vaksinën.