Skepticizëm për AstraZeneca, vendet nordike zgjedhin të presin, të tjerat vijojnë vaksinimin

Evropë

Skepticizëm për AstraZeneca, vendet nordike zgjedhin të presin, të tjerat vijojnë vaksinimin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Një ditë pas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, se vaksina e kompanisë AstraZeneca ishte e sigurt, disa vende vijojnë të jenë ende skeptike mbi efektet e saj.

Danimarka, Suedia dhe Norvegjia kanë deklaruar se pavarësisht vendimit të EMA-s, do të presin edhe disa ditë apo javë, për t’u siguruar që vaksina të jetë e sigurt dhe efikase.

“Na duhen edhe disa ditë për të vendosur nëse të rinisim apo jo procesin e vaksinimit,” – deklaroi drejtori i Shëndetit Publik në Suedi.

Ndërkohë, vende si Gjermania, Franca, Britania, Italia dhe të tjera njoftuan rinisjen e procesit sa më parë të jetë e mundur. Kryeministri francez Jean Castex dhe ai britanik Boris Johnson ishin të parët që u vaksinuan ditën e premte.

Pavarësisht rekomandimit te EMA, Finlanda vendosi të pezullojë vaksinimin me AstraZeneca pasi u raportua për dy raste me mpiksje gjaku të cilët ishin injektuar me dozat e kësaj vaksine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat