Kryeministri italian: Do të bëj vaksinën AstraZeneca

Evropë

Kryeministri italian: Do të bëj vaksinën AstraZeneca

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi është gati të bëjë vaksinën AstraZeneca.

Ai shtoi se për diçka të tillë do të presë kur t’i vijë radha.

“Unë nuk e kam zënë akoma vendin, por do ta bëj vaksinën AstraZeneca. Kjo nuk do të thotë që pezullimi ishte një gabim”, u shpreh ai.

Një ditë më parë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e gatshme për t’u vaksinuar me AstraZeneca, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson e mori dozën e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat