Regjistrohen 2535 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi, 60 të vdekur

Evropë

Regjistrohen 2535 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Greqi, 60 të vdekur

Më: 20 mars 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi njoftoi sot 2535 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e fundit.

Në të njëjtën kohë, sipas informacionit të EODY, 672 pacientë janë të intubuar në ICU.

Nërkohë që 1,572 pacientë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë. Gjithashtu sot janë regjistruar edhe 60 vdekje të reja në 24 orët e fundit.

Nga 2535 raste të gjetura sot në të gjithë Greqinë, në Atikë janë 1237, ndërsa në Selanik janë regjistruar 252 raste të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat