Paketa e rimëkëmbjes në Itali, 32 miliardë euro për bizneset, të papunët dhe shëndetësinë

Evropë

Paketa e rimëkëmbjes në Itali, 32 miliardë euro për bizneset, të papunët dhe shëndetësinë

Më: 20 mars 2021 Në ora: 20:57
Itali

Qeveria italiane miratoi masat stimuluese me vlerë 32 miliardë euro në përpjekje për të luftuar efektet shkatërruese të pandemisë në ekonomi.

"Ky dekret është një përgjigje domethënëse dhe shumë koherente ndaj varfërisë dhe bizneseve, është një përgjigje e pjesshme, por është maksimumi që kemi qenë në gjendje të realizojmë," u shpreh  Kryeministri Mario Draghi para gazetarëve në Romë. 

Ai theksoi se qëllimi i dekretit është t'u japë më shumë para qytetarëve.

“Qëllimi i dekretit është t'u japë sa më shumë para sa më shumë njerëzve të jetë e mundur. Dekreti përmban rreth 32 miliardë euro masa stimuluese dhe ky alokim u miratua në parlament me propozimin e qeverisë së mëparshme,  ne kemi lëvizur brenda kësaj kornize”, shtoi ai. 

Rreth 11 miliardë euro do t'u shpërndahen  kompanive dhe ndërmarrësve automobilistikë në vështirësi që humbën të paktën 30% të të ardhurave të tyre në vitin 2020. Dekreti rrit përfitimet për të papunët dhe siguron financim të ri për shërbimin shëndetësor.  

Qeveria gjithashtu zgjati një ngrirje të pushimeve nga puna deri në fund të qershorit dhe për disa kompani deri në fund të tetorit. Ndihma prej rreth 900 milion euro do të ndahet për punëtorët sezonalë, të cilët nuk mund të përfitojnë nga papunësia e pjesshme.

Disa sektorë të goditur rëndë nga pandemia do të marrin ndihmë shtesë duke përfshirë sektorin e kulturës .Rreth 5 miliardë euro u ndanë për sektorin shëndetësor  duke përfshirë blerjen e vaksinave. Qeveria ndau 200 milionë euro për prodhimin e vaksinave në Itali.

Këto masa emergjente janë përveç më shumë se 100 miliardë euro tashmë të mobilizuar nga Italia vitin e kaluar për të ringjallur sektorët ekonomikë të mbyllur gjatë bllokimit. Pjesa më e madhe e vendit u rikthye në bllokim javën e kaluar.

 Sa i përket vaksinimit me AstraZeneca kryeministri Draghi u shpreh se në ditët në vijim do të injektohet me këtë vaksinë duke nënvizuar se nuk ishte gabim pezullimi i saj derisa EMA vendosi se  procesi duhet te vijoje pasi ajo është e sigurt dhe efektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat