​Itali: Vaksinat AstraZeneca ishin të destinuara për Belgjikën

Evropë

​Itali: Vaksinat AstraZeneca ishin të destinuara për Belgjikën

Më: 24 mars 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Dozat e vaksinave AstraZeneca të gjetura në një fabrikë në Itali gjatë fundjavës ishin të destinuara për Belgjikën, tha sot një zyrtar italian në kushte anonime.

Komisioni Evropian i kërkoi kryeministrit italian të shtunën të inspektojë një seri të caktuar vaksinash në fabrikën në Anania, në juglindje të kryeqytetit Romë, shtoi zyrtari, raporton Reuters.

Kontrollet u kryen nga karabinierët e policisë ushtarake italiane midis të shtunës dhe të dielës, tha zyrtari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat