Itali: 460 viktima dhe mbi 21 mijë raste të infektuarish me Covid 19

Evropë

Itali: 460 viktima dhe mbi 21 mijë raste të infektuarish me Covid 19

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:52
Ilustrim

Italia duket se ditët e fundit po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve ditore me Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit krahasuar me një ditë më parë vihet re një rritje e numrit të rasteve të reja. Janë konfirmuar të infektuar me Covid 21 267 raste të reja dhe kanë humbur jetën 460 pacientë.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit bëhet me dije se betejën me koronavirusin e kanë fituar 20 132 qytetarë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në 3,440,862 mes të cilëve kanë humbur jetën 106,339 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat