Komisionarja Evropiane e Shëndetësisë Stella Kiriakides konfirmoi se AstraZeneca ka paraqitur një kërkesë në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA). Kërkesa ka të bëjë miratimin e vaksinave nga fabrika e saj në Holandë.
Reuters raporton se Kiriakides theksoi se miratimi i EMA, në të cilin po punohet në një procedurë të përshpejtuar, nëse gjithçka shkon siç pritet, mund të mundësojë dërgimet e para të vaksinave në BE nga fabrika holandeze AstraZeneca në BE deri në fund të këtij muaji.
AstraZeneca njoftoi në fillim të këtij muaji se planifikon të dorëzojë rreth 100 milionë doza deri në fund të qershorit, në vend të 300 milionë sa kishin qenë të parashikuara në kontratën për furnizimin e BE-së.