Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, la këtë të mërkurë, 24 mars, spitalin San Raffaele në Milano.
Drejtuesi i Forza Italia ishte shtruar në spital të hënën për një kontroll rutinë dhe për të rregulluar terapinë që po ndjek në fazën e rikuperimit pas infektimit nga Covid-19.
Avokati i tij, Federico Cecconi, kishte folur për shtrimin në spital të Berlusconit në fillim të seancës gjyqësore për çështjen Ruby ter.
“Për problemet shëndetësore – shpjegoi ai – Silvio Berlusconi është shtruar në spital që nga e hëna në mëngjes”.
Mbrojtja e udhëheqësit të Forza Italia ka vendosur “të mos bëjë një pengesë ligjore” për të kërkuar shtyrjen e gjykimit.
Avokati kishte shpjeguar më tej se Berlusconit do ti duhen disa ditë shtrimi në spital dhe më tej do të vlerësohet situata e tij.
Prej disa muajsh ka nisur gjyqi në Milano për çështjen Ruby ter, i cili sheh të akuzuar Berlusconin dhe 28 persona të tjerë dhe me akuzat e korrupsionit në dokumentet gjyqësore dhe dëshminë e rreme në qendër.