Kompania farmaceutike bjelloruse Belmedpreparaty ka nisur prodhimin masiv të vaksinës ruse “Sputnik V”.
Sipas Drejtori i Përgjithshëm të kompanisë Sergey Beleyaev, vaksina do t’i nënshtrohet kontrollit të cilësisë në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Gamaleya të Epidemiologjisë në Ministrinë së Shëndetësisë të Rusisë.
“Gjatë tre javëve të ardhshme, do të kryhen aktivitete për të kontrolluar cilësinë e kësaj vaksine. Të gjitha këto procese do të zhvillohen në institutin e kërkimit të vaksinave. Grupi i parë do të jetë deri në 100 mijë doza vaksine,” – tha Beleyaev.
Vaksina do të jetë në dispozicion për përdorim masiv duke filluar nga fundi i muajit Prillit Sipas zyrtareve vëllimi i prodhimit në të ardhmen do të jetë deri në 500,000 doza në muaj.
Bjellorusia filloi vaksinimin e vullnetarëve me “Sputnik V” në tetor 2020. Bjellorusia u bë shteti i parë pas Rusisë që regjistroi zyrtarisht këtë vaksinë. Moska i dorëzoi Bjellorusisë edhe edhe vaksinën EpiVacCorona. Në shkurt, Minsk mori edhe 100,000 doza të vaksinës Sinopharm të Kinës.