Të gjithë e njohim kapelën prej gëzofi, pallton e kuqe, pozën e ngurtë dhe fytyrën serioze.
Njerëzit shpesh i konsiderojnë rojet e Mbretëreshës si ikona të vërteta të Britanisë së Madhe.
Sidoqoftë, shumica prej nesh, nuk janë në dijeni të detajeve në lidhje me rutinat e këtyre ushtarëve.
Bright Side rendit disa fakte, për t’ju treguar se si kjo punë është pak më e vështirë nga sa duket.
1. Nuk ka asnjë ndërprerje ( as për të përdorur tualetin ) kurrë
Nuk është e vërtetë që rojet duhet të qëndrojnë plotësisht të qetë (ata marshojnë një distancë të shkurtër herë pas here).
Ajo që është e vërtetë është se ata kurrë nuk mund të largohen nga posti i tyre. As për të përdorur tualetin.
Ju po pyesni veten, po nëse ata nuk janë në gjendje të mbajnë nevojat e tyre ?
Ata thjesht e bëjnë atë, pikërisht aty në vend.
Pantallonat e leshta të trasha , mendohet se janë në gjendje të mbulojnë çdo gjurmë të “aksidentit”.
Megjithatë, nuk jemi aq të sigurt për erën.
2. Ata mund të kalojnë gjithsej 6 orë në ditë në këmbë
Pasi të ketë marrë një rezultat të pranueshëm në provën BARB , një ushtar është i gatshëm të bashkohet me Gardën e Mbretëreshës.
Paga për këtë punë, llogaritet bazuar në listën e përcaktuar nga ushtria britanike, fillon nga vlera 20,400 £(ose 23,934 dollarë).
Ata kryejnë ndërrime 2-orëshe në pozicionet e rojeve.
Gjatë kësaj periudhe, marshojnë në një distancë të shkurtër çdo 10 minuta.
Një ditë e tërë pune, mund të ketë 2 ose 3 ndërrime me pushime të shkurtra .
3. Ata mund të dënohen nëse qeshin në detyrë
Aftësia e Gardave të Mbretëreshës për të mbajtur një fytyrë serioze është e madhe .
Por ata kanë një motiv mjaft të mirë për t’i rezistuar tundimit.
Nëse një roje buzëqesh ndërsa është në detyrë, gjoba mund të jetë deri në 200 dollarë .
Jo aq qesharake në fund të fundit.
4. Ata nuk janë thjesht “ushtarë ceremonialë”
Edhe pse janë të njohur kryesisht për detyrat e tyre ceremoniale, ushtarët në Gardën e Mbretëreshës janë të gjithë pjesë e Ushtrisë Britanike.
Normalisht, ata janë trupa shumë të trajnuar, shpesh me përvojë të mëparshme luftarake.
5. Armët e tyre në të vërtetë janë bosh
Ndoshta një nga arsyet kryesore Rojet e Mbretëreshës janë gjithmonë kaq serioze është sepse ata shpresojnë se kjo do të mbajë larg çdo ngatërrestar dhe ata nuk do të duhet të përdorin armët e tyre – sepse të gjitha janë bosh.
Rojet nuk mbajnë kurrë armë të mbushura nëse nuk ka një kërcënim të nivelit të lartë që i detyron ata t’i mbajë.
6. Kanë një neveri të veçantë (dhe të kuptueshme) për të nxehtin dhe shiun
Në ditët e nxehta të verës, palltot e rënda mund të bëjnë që ushtarëve tu bie të fikët nga i nxehti.
Dhe nëse kjo ndodh, nuk është aq e thjeshtë .
Rojet kanë një “rregullore për të fikëtin” , e cila i udhëzon ata të bien në tokë, gjithmonë me fytyrë poshtë dhe duke mos i lënë kurrë pushkët.
Sa për ditët me shi (dhe ka mjaft prej tyre në Angli), uji mund t’i bëjë kapelet e tyre të lëkurës së arushës të ndjehen më të rënda .
7. Kapelet e tyre u krijuan fillimisht për të trembur armiqtë e tyre.
Kapelet ikonë të lëkurës së arushës, u krijuan në këtë mënyrë për t’i bërë rojet e Mbretëreshës të dukeshin më të mëdhenj, pra më frikësues, në betejë.
Këto kapele janë bërë në të vërtetë nga gëzofi i arinjve të zi .
Rojet gjithashtu janë “inkurajuar” me forcë të kujdesen mirë për kapelet e tyre, pasi dëmtimi i tyre mund t’u kushtojë një gjobë prej 400 paundësh .
8. Ka gra në radhët e Gardës së Mbretëreshës
Edhe pse trupat ikonë zakonisht shoqërohen me figura mashkullore, ka gjithnjë e më shumë gra që bashkohen me Gardën e Mbretëreshës.
9. Ata janë të lejuar të argëtohen pak në punë
Ata mund të mos lejohen të qeshin, por kjo nuk do të thotë që është e ndaluar të kenë një sens humori.
Herë pas here, rojet e Mbretëreshës argëtohen.
Ashtu si gjatë ndërrimit të rojeve, kur grupi nuk luan muzikë tradicionale ushtarake, ata në vend të kësaj luajnë melodi argëtuese për qindra turistë që i shikojnë ato, të tilla si Star Wars , Indiana Jones ose Austin Powers.