Danimarka zgjat kufizimet e udhëtimit

Evropë

Danimarka zgjat kufizimet e udhëtimit

Më: 26 mars 2021 Në ora: 23:58
Danimarka

Kufizimet e udhëtimit për shkak të pandemisë së COVID-19 do të qëndrojnë në fuqi për Danimarkën deri më 20 prill, njoftoi sot qeveria ndërsa u bëri thirrje banorëve të saj kundër udhëtimeve jashtë vendit për momentin.

“Kufizimet ekstreme në aktivitetin e udhëtimit janë një element kryesor i përpjekjeve për të kontrolluar përhapjen e infeksionit”, lexohet në deklaratën e qeverisë, raporton ATSh.

Kushdo që dëshiron të hyjë në Danimarkë duhet të vazhdojë të paraqesë rezultate negative të testit COVID-19 dhe të ketë një arsye të mirë për të bërë udhëtimin.

Qeveria ka shkurajuar, gjithashtu, edhe udhëtimet e biznesit. Përjashtimi i vetëm është për transportin e mallrave përtej kufirit./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat