COVID-19 në Greqi, 3.133 të infektuar dhe 72 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

COVID-19 në Greqi, 3.133 të infektuar dhe 72 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Greqi, kanë bërë të ditur se gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 3.113 raste të infektuar. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me virusin 72 persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 252,590.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 60 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2.545 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. Numri i pacientëve të trajtuar të intubuar është 728.

Që nga fillimi i pandemisë, 1,656 pacientë janë larguar nga ICU. Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit janë 72, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 7,826 vdekje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat