Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se pret që në Rusi të arrihet imuniteti i turmës ndaj koronavirusit.
Ai tha se pret të hiqen kufizimet të vendosura për shkak të pandemisë deri në fund të verës, raporton agjencia Interfax.
Putin ka thënë se efekti i vetëm anësor që ka përjetuar kanë qenë dhimbje të vogla të muskujve në mëngjesin tjetër dhe një ndjenjë jokomode në vendin ku e ka marrë vaksinën.
Ai është vaksinuar këtë javë me një vaksinë ruse kundër COVID-19.