Nëntë oficerë policie pësuan lëndime gjatë një proteste kundër bllokimit në Bradford të Anglisë, deklaruan autoritetet.
Sipas BBC, deri në 400 demonstrues marshuan nëpër qendër të qytetit.
Policia e West Yorkshire tha se, “shumica e protestuesve ishin paqësorë”, por shtoi se një grup duhej ndaluar pasi u përpoqën të vërshojnë në një qendër vaksinimi.
Si rrjedhojë, policia arrestoi 13 persona për shkelje të rendit publik si dhe lëshoi 19 gjoba për shkeljen e rregulloreve anti-COVID-19.
Autoritetet deklaruan se monitorimi i demonstratës ishte “sfidues dhe kompleks”.