Kanë mbërritur sot në Itali autoritetet të larta të Interpol, të cilët do të zhvillojnë një vizitë tre-ditore pune.
Në qendër të kësaj vizite janë takimet që do të zhvillojnë në Katanzaro e në Reggio Kalabria me krerët më të lartë të Antimafias kalabreze si dhe në Romë me krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafias Italiane.
Kjo vizitë e rëndësishme, vjen në kuadër të një mega-operacioni të Interpol që ka çuar në arrestimin e një mafiozi të rrezikshëm italian.
Arrestimi i tij u arrit falë projektit internacional, I – CAN (Interpol Cooperation Against ‘Ndrangheta’).
Bosi mafioz, BIART Marc Feren Claude, është ekstraduar ditën e sotme nga Santa Domingo në Itali i shpallur në kërkim prej 6 vitesh, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e anëtar i klanit mafioz ndranghetist Cacciola në Rosarno, në rajonin e Reggio Calabrias.
Bosi mafioz i mafies kalabreze ishte shpallur në kërkim prej vitit 2014 në kuadër të operacionit të koduar “MAUSER” e me urdhër arresti lëshua nga Gjykata e Reggio Calabrias
Mafiozi BIART Marc Feren Claude u arrestua në qytetin Boca Chica, ku jetonte prej 5 vitesh nën emrin Marc së bashku me bashkëshorten e tij.
Pasioni për kuzhinën u bë kurthi i identifikimit e arrestimit të mafiozit, falë një operacioni të Interpol. BIART Marc Feren Claude kishte hapur një kanal Youtube ku prezantonte disa receta gatimi e tregtonte artikuj kuzhine, e ku prezantohej si moderatori që nuk shfaqej kurrë me fytyrë.
Mafiozi italian BIART Marc Feren Claude, ka mbërritur sot në aeroportin Malpensa të Milanos i shoqëruar nga një skuadër speciale e Interpol.
Ka mbërritur sot në Itali dhe Stephen Kavanagh, Executive Director Police Services e Interpol, i cili është zëvendës i Sekretarit të përgjithshëm të Interpol Jurgen Stock, i shoqëruar nga Cyril Gout (Director Operational Support and Analysis) e nga Roraima Andriani (Director Global Outreach and Regional Support) të cilët do të takohen me Prokurorin e Antimafias së Katanzaros Nicola Gratteri, e me Prokurorin e Reggio Calabrias Giovanni Bombardieri.
Delegacioni do të shoqërohet nga Kreu i Policisë Kriminale Prefekti Vittorio Rizzi.
Italia po ndjek një strategji globale për të luftuar mafien kalabreze Ndrangheta në nivel operativ, investigativ e gjyqësor falë eksperiencës së saj në territor dhe mbrojtjes që po i bën ekonomisë legale e institucioneve shtetërore nga aktivitetit mafioz.