Ambasada e ShBA-së në Podgoricë ka denoncuar një qëndrim të Qeverisë së Malit të Zi në lidhje me masakrën e Srebrenicës.
Srebrenica është njohur edhe ndërkombëtarisht si gjenocid, por duket se kjo nuk ka mjaftuar për Qeverinë e Malit të Zi që ka qëndrime të hapura pro-serbe.
Kjo ka irrituar Ambasadën e ShBA-së në Podgoricë, e cila qartë thotë se është “shqetësuar” nga komentet “që hedhin dyshime për atë që ndodhi në Srebrenicë më 1995”.
Kjo Ambasadë i ka bërë thirrje Qeverisë, që ta quajë masakrën e Srebrenicës me emrin që kishte – gjenocid.