Kryeministri Italian, Mario Draghi: Europa mund ta arrijë imunitetin e tufës në fund të muajit korrik

Evropë

Kryeministri Italian, Mario Draghi: Europa mund ta arrijë imunitetin e tufës në fund të muajit korrik

Më: 30 mars 2021 Në ora: 07:43
Mario Draghi

Kryeministri italian Mario Draghi është shprehur optimist teksa tha se Evropa mund ta arrijë imunitetin e tufës nga fundi i korrikut.

Mediat italiane shkruajnë se bazuar në furnizimin aktual të vaksinave që po shtrihen në të gjithë vendin, Draghi pretendon se kulmi i sezonit veror do të na gjejë të imunizuar.

“Furnizimet e vaksinave të siguruara nga Komisioni i BE për disa muajt e ardhshëm duhet të jenë më se të mjaftueshme për të arritur imunitetin (e tufës) në muajin korrik në të gjithë Evropën. Qëllimet e vendosura për prillin dhe majin, në lidhje me furnizimet e vaksinave dhe numrin e vaksinave, të barabarta me gjysmë milioni të vaksinuar në ditë, nuk duken më aq të largëta. Kështu nga fundi i korrikut Europa mund ta arrijë imunitetin e tufës,”– tha kryeministri.

Italia është aktualisht e izoluar, pasi pati një ‘boom’ përhapjesh të varianteve të Covid-19. Deri më tani, Italia ka vaksinuar 9.5 milionë persona, por nën 3 milionë kanë marrë një dozë të dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat