Gjermania premtoi më shumë se 1.7 miliardë euro sot për të ndihmuar Sirinë në një konferencë donatorësh të sponsorizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Bashkimi Evropian (BE).
Ndihma prej pak më shumë se 1.7 miliardë eurosh u njoftua nga ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, duke e paraqitur atë si "angazhimin më të rëndësishëm" të vendit të tij në katër vjetët e fundit.
Konferenca e Pestë e Brukselit për Sirinë synon gjithashtu të sigurojë ndihmë për vendet fqinje - Libanin, Jordaninë dhe Turqinë, të cilat kanë pritur disa milion refugjatë sirianë.
OKB-ja ka kërkuar donacione prej të paktën dhjetë miliardë dollarësh (8.5 miliardë euro).
Shuma e donacioneve totale do të shpallet në fund të konferencës.
Midis vendeve të BE-së, Gjermania ishte tashmë në konferencën e mëparshme në qershor 2020, donatori më i madh me 1.6 miliardë euro.