Italia miraton vaksinimet e koronavirusit edhe në farmaci

Evropë

Italia miraton vaksinimet e koronavirusit edhe në farmaci

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Ashtu si disa vende të tjera, Italia ka miratuar sot vaksinimet anti-Covid nëpër farmaci, për të shtuar shpejtësinë e imunizimit.

Ministri i shëndetësisë Roberto Speranza, firmosi akordin me sindikatën e farmacistëve.

“Fushata e vaksnimit është çelësi u mbylljes së sezonit të vështirë”, tha Speranza.

Rajoni i parë që do të nisë fushatën ishte Liguria në veri, ku 52 farmaci kanë nisur vaksinimet, thane autoritetet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat