Turqia sot regjistroi një numër rekord të rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë.
Gjithsej, 39.302 në rreth 240.000 teste të kryera, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Qeveria lehtësoi masat në fillim të muajit, por numri i pacientëve u rrit, raporton Reuters.
Të hënën, presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi se masat janë duke u forcuar, duke përfshirë bllokimet për fundjavën gjatë Ramazanit, i cili fillon pas dy javësh.