Shtatë njerëz kanë vdekur nga mpiksjet e pazakonta të gjakut pasi morën vaksinën Oxford-AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, ka konfirmuar rregullatori i ilaçeve.
Nga 18 milionë të vaksinuar 30 njerëz deri tani kishim mpiksje gjaku, shkruan BBC.
Ende nuk është e qartë nëse këto raste ndodhen rastësisht apo vaksina kishte efekt anësor.
Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor thotë se përfitimet vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik.
Kujtojmë se Gjermania, Franca, Holanda dhe Kanadaja kanë kufizuar përdorimin e vaksinës vetëm për njerëzit e moshuar.
Të dhënat e lëshuara nga MHRA të premten raportuan për 22 raste të trombozës së sinusit venoz cerebral (CVST) që është një lloj i mpiksjes së gjakut në tru.