Britania e Madhe ka raportuar numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 që nga mesi i shtatorit, sipas shifrave zyrtare.
Në 24 orët e fundit, u regjistruan 3.423 raste të koronavirusit dhe 10 vdekje.
Ky është numri më i ulët i vdekjeve që nga 14 shtatori, raporton Guardian.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se më shumë se pesë milionë njerëz janë vaksinuar kundër koronavirusit në Britani deri më tani me të dyja dozat.