Franca dhe Gjermania kanë shprehur shqetësimin për përkeqësimin e situatës në vijën ndarëse në Donbas.
Në të njëjtën kohë, ata mbështetën sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
Kjo është një deklaratë e përbashkët e Ministrave të Punëve të Jashtme të Francës dhe Gjermanisë, Jean-Yves Le Drian dhe Heike Mass.
Franca dhe Gjermania janë “të shqetësuara për shkeljen në rritje të armëpushimit, edhe pse situata u stabilizua në korrik 2020”.
Dy vendet kryesore të Bashkimit Evropian po monitorojnë nga afër situatën, veçanërisht lëvizjet e trupave ruse dhe u bëjnë thirrje të dy palëve që të përmbahen nga tensionet menjëherë.
“Ne ritheksojmë mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”, shtoi deklarata.