Portugalia zgjat kufizimet në udhëtim për dy javë

Evropë

Portugalia zgjat kufizimet në udhëtim për dy javë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Portugalia zgjati kufizimet në udhëtim përmes tokës dhe detit me Spanjën deri në 15 prill, ndërsa punon për të parandaluar perhapjen e Covid-19.

Kufizimet ishin parashikuar të përfundonin ditën e sotme.

Ministria e brendshme tha që kufizimet do të qëndronin në vend për 11 ditë të tjera, duke shtuar se masat nuk parandaluan që qytetarët ose banorët e Portugalisë të hyjnë në vend.

Automjetet që transportojnë mallra, automjete emergjente dhe punëtorët sezonalë të kufirit janë gjithashtu të përjashtuar.

Shtetasit nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut – ku u zbuluan për herë të parë variante më ngjitëse të koronavirusit – ose çdo vend me një normë infeksioni mbi 500 raste për 100,000 njerëz duhet të karantinohen  për 14 ditë nëse kanë hyrë përmes kufirit tokësor, tha deklarata.

Portugalia, e cila deri më tani ka raportuar 780,322 raste COVID-19 dhe 16,879 vdekje, po heq ngadalë disa kufizime, pasi qëndroi e izoluar për tre muaj që nga fillimi i këtij viti, raporton Reuters.

Ndërkohë, Greqia tha ditën e sotme se po zgjate kufizimet në fluturimet e brendshme deri në 12 Prill dhe fluturimet ndërkombëtare deri në 19 Prill pasi numri i infeksioneve të reja atje vazhdon të rritet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat