Dreka e Pashkëve ka rezultuar fatale për Giuseppe Calvaruso, i konsideruar kreu i rrethit mafioz Pagliarelli në Palermo, i cili kishte kohë që ishte zhvendosur në Brazil dhe që ishte kthyer në qytet për pushime dhe më pas ishte larguar sërish drejt Amerikës.
Karabinierët e komandës provinciale, gjatë operacionit Brevis, e ndaluan atë ndërsa ishte me familjen e tij duke festuar.
Me të përfundoi në pranga Giovanni Caruso, 50 vjeç, Silvestre Maniscalco, 41 vjeç, Francesco Paolo Bagnasco, 44 vjeç, Giovanni Spanò, 59 vjeç, i akuzuar për përfshirje në organizatë mafioze, zhvatje, dëmtim personal, rrëmbim, marrjes së titujve fiktivë të pasurive, shkruajnë mediat italiane.
Urdhër-arrestet u lëshua nga prokurorët Federica La Chioma dhe Dario Scaletta, koordinuar nga zëvendësprokurori Salvatore De Luca nga Drejtoria Anti-Mafia e Palermos.
Për karabinierët, Calvaruso do të bëhej regjent i “rrethit” mafioz pasi dy vjet më parë, shefi i tij Settimo Mineo përfundoi në burg.
Calvaruso ishte zhvendosur së fundmi në Brazil, duke u deleguar besnikëve të tij administrimin e punëve të “familjeve” në vartësi të tij.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/05/850x636_palermo-giuseppecalvaruso1617607328.jpg)