​Rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Itali

Evropë

​Rritet numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Itali

Më: 7 prill 2021 Në ora: 18:56
Itali

Italia raportoi 627 vdekje të lidhura me koronavirusin sot, krahasuar me 421 një ditë më parë, njofton Ministria e Shëndetësisë, ndërsa numri ditor i infeksioneve të reja gjithashtu u rrit në 13.708 nga 7.767 një ditë më parë.

339.939 teste për COVID-19 u kryen ditën e kaluar, krahasuar me 112.962 të hënën, raporton Reuters.

Italia ka regjistruar 112.374 vdekje në lidhje me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë në shkurt të vitit të kaluar, duke e bërë atë të dytën në Evropë pas Britanisë dhe të shtatën në botë.

Vendi ka raportuar 3.7 milionë raste deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat