Rregullatorët evropian dhe britanik kanë deklaruar se kanë gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të rralla të trashjes së gjakut, por rikonfirmuan rëndësinë e saj në mbrojtjen e njerëzve kundër COVID-19.
Një grup këshillimor i qeverisë britanike ka deklaruar se vaksina nuk duhet t’u jepet të rinjve nën 30 vjeç kur është e mundur, duke shtuar se efektet anësore të AstraZeneca janë jashtëzakonisht të rralla.
Po ashtu edhe Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA) ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se përkundër “lidhjes së mundshme” me trashjen e gjakut, vaksina ka përftime të cilat i tejkalojnë rreziqet e deritanishme.
Shumë shtete në botë e kanë ndërprerë përdorimin e kësaj vaksine, e cila iu është dhënë 10 milionë njerëzve në Evropë. Shumica e këtyre shteteve e kanë filluar sërish vaksinimin me AstraZenca, duke u përfshi Franca, Holanda dhe Gjermania, të cilat e kanë ndaluar këtë vaksinë për personat nën moshën 60 vjet, shkruan Reuters.