Shëndeti i kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, po përkeqësohet dhe ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar, ka thënë avokati i tij.
Vadim Kobzev tha se Navalny, që është duke vuajtur dënimin për përvetësim, është diagnostifikuar me dy hernie kurrizore.
Javën e kaluar, Navalny kishte nisur një grevë urie duke e kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se raportimet se shëndeti i Navalnyt po përkeqësohej ishin shqetësuese.