Ka ndërruar jetë Princi Philip, bashkëshorti mbretëror me jetën më të gjatë në historinë britanike.
Ai ishte 99 vjeç.
Njoftimi është bërë nga familja mbretërore, e cila është e pikëlluar për humbjen e tij, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë i familjes mbrëtërore:
Me pikëllim të thellë Madhështia e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.
Lartësia e Tij Mbretërore ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Ëindsor.
Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.
Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në kohën e duhur.