Princi Charles ka thënë se Familjes Mbretërore në Angli i mungon shumë Prince Philip, i cili ka vdekur të enjten, në moshën 99 vjeçare.
Princi i Wales në një konferencë para mediave ka deklaruar se babai i tij ka dhënë një kontribut të shquar për Mbretëreshën, Familjen Mbretërore dhe Britaninë e Madhe.
Ai deklaroi se Familja Mbretërore ishte prekur thellë nga ngushëllimet që i kishin marrë nga njerëzit në tërë botën.
Princi tha se babai i tij ishte një figurë e dashur dhe e vlerësuar nga të gjithë, shkruan BBC.